Kosova

Emisari francez takon Petkoviçin, njësoj si Serbia i referohet atij si drejtor i zyrës ‘për Kosovë e Metohi’

Nga Gazeta 'Si'- Emisari i Francës për Ballkanin, Rene Troccaz së fundmi ka qëndruar në një vizitë në Beograd.

Troccaz përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, njoftoi se mes tjerash atje është takuar edhe me Petar Petkoviç, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë në Qeverinë serbe për Kosovën.

Ajo që vihet re është se Troccaz, i është referuar Kosovës njëjtë si Serbia, duke e quajtur Petkoviçin “drejtor të zyrës për Kosovë e Metohi”.

“Takim shumë i dobishëm dhe interesant në Beograd me Petar Petkoviçin, drejtorin e zyrës për 'Kosovë dhe Metohi'. Franca mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, plus marrëveshjen Bruksel-Ohër. Faleminderit për pritjen e ngrohtë” – ka shkruar ai, në shkrimin që është ripostuar edhe nga Ambasada e Francës në Serbi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë