Gazeta Si- Ish-deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.
Pas daljes prej andej, ai tha se "dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që ka të bëjë me mua, por me hetimin pasuror të dikujt nga drejtësia e re".
Tahiri shtoi se "kam hedhur një firmë te një nga firmat e mia ku ka blerë diçka. Bëhet fjalë për periudhën para vitit 2005".
I pyetur nëse zyrtari i drejtësisë së re, është prokuror apo gjyqtar, Dashamir Tahiri nuk pranoi të japë shpjegime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.