Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria do të presë Ukrainën në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, aty ku kërkohet vetëm fitorja në mënyrë për të përmbushur objektivat.
Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga starti i sfidës, tifozët Kuqezi dhe pjesa tjetër e mbështetësve të Kombëtares kanë nisur marshimin drejt stadiumit, duke “ndezur” kryeqytetin.
Me flakadanë, banderola, fanella dhe shalle, ata kanë “ngjyrosur” rrugët e Tiranës kuq e zi, duke bërë gati atmosferën për këtë takim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.