Drejtësia

Akuzohet për korrupsion, SPAK mbyll hetimet për ish-kryeinspektorin e IMT në Elbasan

Gazeta Si - SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryeinspektorin e IMT, Andri Mehja, i cili akuzohet për korrupsion dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, ka firmosur dy vendime administrative:

Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.

Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.

Sipas SPAK, i pandehuri Andri Mehja, më pas, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit me iniciale V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1.750.000 lekë në 500.000 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë