Brukseli njoftoi më 14 nëntor se do të shpenzojë 300 milionë euro për t'iu ndihmuar nëntë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, automjeteve të blinduara dhe municioneve.
Besohet se disa prej armëve do t'i jepen drejtpërdrejt Ukrainës, ndwrsa furnizimi me të tjera armë do t'i lirojë rezervat e vjetra të vendeve që ato t'i dërgohen Kievit.
Arma gjermane mund të godasë objektiva ajrore nga një largësi prej 40 kilometrash. Sistemi i mbrojtjes ajrore ka një radar të aftë për të gjurmuar qindra objektiva individuale njëkohësisht. Ai, po ashtu, mund të vërejë objektiva në mënyrë optike, duke e bërë të padukshëm ndaj paralajmëruesve për radarë.
Gjermania është zotuar se do t'ia mundësojë Ukrainës nëntë sisteme IRIS-T deri më 2026.
Zotimi prej 300 milionë eurosh nga Brukseli erdhi në një kohë kritike për Kievin, mes dëshmive në rritje se trupat e Koresë së Veriut po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë.
Kjo fotografi, e publikuar për herë të parë më herët këtë muaj, tregon, po ashtu, se Pheniani po dërgon armatim për t'i ndihmuar Rusisë me pushtimin tokësor të Ukrainës.
Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, ka thënë se "kjo është hera e parë që ne po përdorim buxhetin e BE-së për t'i mbështetur shtetet anëtare në blerjen e përbashkët të produkteve të mbrojtjes", duke shtuar se "projektet e caktuara do të rrisin, po ashtu, mbështetjen tonë për Ukrainën, me pajisje shtesë për mbrojtje"./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.