Policia e Tiranës ka nisur një aksion mbrëmjen e sotme në zonën e njohur në kryeqytet, ‘Kodra e Diellit’.
Mësohet se “shënjestra” është një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainë. Ndërkohë pritet reagimi zyrtar i policisë.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të arrestuar ndërsa dyshohet se në periferi të Tiranës është zbuluar një laborator kokaine.
Kontrolle po bëhen edhe në zona të tjera të Tiranë, në disa banesa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.