Për shumë njerëz në mbarë botën, reklama shumë e pëlqyer e fundvitit e Coca-Cola shënon fillimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
E transmetuar për herë të parë në vitin 1995, reklama tregon kamionët e kuq të shpërndarjes së pijeve të zbukuruar me drita që kryejnë dërgesa festive përmes një peizazhi me dëborë.
Që atëherë, ka pasur ndryshime por ndryshimi më i madh ka ardhur këtë vit.
Reklama e re prej 16 sekondash për vitin 2024 është zhvilluar vetëm duke përdorur AI, që do të thotë se të gjithë 'aktorët' nuk janë njerëz të vërtetë dhe asnjë nga xhirimet nuk është filmuar në një vend.
Ndërsa kompania pretendon se reklama e re ishte një mënyrë 'efikase' për të kursyer kohë dhe para, fansat nuk janë të impresionuar.
Shumë prej tyre kanë shkruar në X (Twitter), duke e quajtur atë 'mbeturinë' dhe 'e shëmtuar', ndërsa e kanë quajtur kompaninë miliarda dollarëshe 'dembele'. Disa të tjerë kanë shkruar se nuk duhet ta lejojmë këtë që të ndodhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.