Media Galeri

Frymëzuar nga NASA, prezantohet trofeu prej floriri i Botërorit të Klubeve

FIFA prezantoi trofeun e ri të Botërorit për Klube 2025. I projektuar nga Konfederata Botërore e futbollit dhe e realizuar nga marka e famshme e bizhuve, “Tiffany & Co.”, kupa është e veshur me ar 24 karat dhe ka të gdhendura një hartë botërore dhe emrat e të gjitha Federatave që janë anëtare të FIFA-s.

Do t’i dorëzohet për herë të parë fituesve të edicionit të ri. Eventi nis në Shtetet e Bashkuara nga e diela e 15 qershorit dhe përfundon më 13 korrik të vitit 2025, me finalen në Nju Jork.

“Inovative, përfshirëse, revolucionare dhe realisht globale. Kjo është kupa e re e Botërorit për Klube. Aktiviteti që do të zhvillohet me 32 skuadra, meriton një trofe që i përfaqëson të gjitha këto cilësi”, tha presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Trofeu i ri është i gjithi prej floriri dhe cilësohet si simbol i së ardhmes, i frymëzuar nga e kaluara. Kupa është frymëzuar nga anija kozmike Vojaxher e lëshuar në hapësirë nga NASA në vitet ’70.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë