Tavane të larta dhe dysheme të lara, por ajri është mbytës. Një korridor i gjatë i mbushur me kafazë nga ku mijëra burra të vështrojnë. Është Cecot- Qendra e Izolimit në El Salvador- dhe këta njerëz janë ndër më të këqinjtë.
Vrasës serialë, trafikantë droge dhe gangsterë, ata akuzohen se dikur morën peng El Salvadorin, zaptua rrugët dhe udhëhoqën qytetet. Sot, ata janë të izoluar, pa liri, pa influencë dhe individualitet. Dhe me gjasë nuk do i marrin më kurrë mbrapsht.
Secili mban veshur një bluze të bardhë dhe pantallona atë shkurtra. Disa kanë edhe çorape të bardha me sandale. Ata janë të qethur shkurt dhe me tatuazhe. Disa mbajnë maska që kamera mos t’i filmojë.
Hapur prej dy vitesh, është një monument i El Salvadorit të ri, shndërruar nga presidenti i ri Nayib Bukele. Nën udhëheqjen e tij, vendi është transformuar. Dikur kryeqyteti i vrasjeve në botë, tani është një vend i sigurtë për familjen dhe biznesin. Por pastrimi i rrugëve nga gangsterët ka ngritur kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut, që e cilësojnë Cecot si çnjerëzore dhe të paprapuneshme.
Qelitë e burgut janë bërë për të mbajtur rreth 80 persona. Aty ka vetëm krevatë prej metali, pa çarçafë, pa jastëkë apo batanije. Ka një tualet të hapur, një kovë plastike për t’u larë dhe një enë për të pirë ujë. Qelitë janë ekstremisht të pastra – ndryshe nga e shkuara e El Salvadorit.
Të burgosurit qëndrojnë aty gati 24 orë në ditë. Nuk punojnë. Nuk i lejohen as libra, as letra. Nuk hanë kurrë mish. Kanë një pushim 30 minuta, ku mund të ushtrohen apo të lexojnë Biblën.
Nuk ka privatësi këtu, asnjëlloj rehatie. Gardianët e armatosur dhe me maska survejojnë çdo sekondë dhe dritat nuk fiken kurrë. Ka një heshtje të frikshme përgjatë korridorëve. Sytë e tyre janë bosh, sikur shpirtrat e tyre kanë ikur diku dhe kanë lënë pas vetëm trupin.
Para ardhjes së Bukeles thuhet se të burgosurit ushqeheshin më mirë se civilët.
“Tani, këtu, ajo që ata marrin për mëngjes janë fasule, djathë ose një përzierje orizi dhe fasulesh, dhe një filxhan kafe ose atole (një pije me bazë misri),” thotë drejtori i Cecot, Belarmino García, ndërsa na tregon vendin. “Për drekë, ka oriz, makarona dhe një pije. Darka është e njëjtë me mëngjesin. Mishi nuk ekziston këtu, pula nuk ekziston këtu, menutë speciale nuk ekzistojnë për askënd.”
Në El Salvador nuk ka dënim me vdekje, por nuk ka as qëllim për të liruar ndonjëherë këta të burgosur.
“Dikush që ccdo ditë vriste njerëzit tanë, përdhunonte vajzat tona, nuk ndryshon. Ne nuk jemi budallenj. Imagjinojeni në SHBA, si do të ndihen qytetarët nëse gjykatësi nxjerr nga burgu një vrasës serial. Ka më shumë se 40.000 kriminelë këtu”, thotë Gustavo Villatoro, ministri i sigurisë publike në El Slavador.
41-vjecari Marvin Vásquez, është një nga të burgosurit me të cilin folëm. Ai ka pranuar se ishte lider i grupit MS-13. Duart dhe kyçet e tij janë të lidhura me pranga, ndërsa dy roje - me pajisje luftarake kokë e këmbë qëndrojnë mbi të, përballë njëri-tjetrit.
Vásquez tregon se u rrit në Los Angeles dhe se ëndrra e tij ishte të bëhej gangster, as avokat e as polic. “Unë mendoj se kam arritur qëllimin tim” thotë Vásquez i cili u bë pjesë e grupit kur ishte ende i vogël.
“Kam vjedhur, kam vrarë njerëz. S’jua them dot sa. Ndoshta 20-30. Duhet të bënim ccdo gjë për të mbijetuar”, thotë ai teksa kujton se hodhi në erë një makinë plot me njerëz në SHBA.
Kur pyetet për Cecot, ai e pranon: “Kjo është për ne. Nuk është hotel, por na japin ushqim 3 herë në ditë, kemi programe ushtrimesh, ose feje. Ne nuk kemi opsione. Kemi bërë gjëra të këqija dhe do ta paguajmë”.
Anëtarë të grupeve të ndryshme janë vendosur me qëllim bashkë. Brenda një qëlie janë të burgosur me tatuazhe të MS-13 dhe Barrio-18, armiqë të betuar jashtë burgut. Për ata që kryejnë vepra ndaj shokëve të qelisë përballen me një izolim akoma më të rëndë, ku nuk ka as dritë e as krevat.
Të burgosurit nuk vizitohen as nga familjet apo miqtë. Burgu rrethohet nga gardhe të elektrifikuara me 19 kulla vrojtimi dhe është shumë larg zonave të banuara. Makinat që kalojnë pranë verifikohen dhe sinjali i celularit humbet.
Cecot u ndërtua për vetëm 7 muaj dhe u hap janarin e 2023-shit, për të mbajtur 40.000 të burgosur. Për arsye sigurie, Garcia, nuk e jep numrin e saktë të të burgosurve. Por ai thotë se aty janë “më të këqinjtë ndër të këqinjtë”.
Gjendja e emergjencës u hap në mar të vitit 2022 nga Bukele dhe deri më tani janë arrestuar rreth 81.000 individë, 1% e popullsisë së Salvadorit. Bukele ka pranuar se ndër të arrestuarit ka edhe të pafajshëm dhe rreth 7.000 janë liruar. Ai argumenton se një dëm i tillë është pjesë e nëj procesi të vështirë për të transformuar një shtet të pushtuar prej vitesh nga dhuna dhe korrupsioni.
Kritikët thonë se kjo është diktaturë, por njerëzit thonë se nuk janë ndjerë kurrë kaq të lirë.
“Pse kemi normën më të lartë të të burgosurve. Sepse kryeqytetin e vrasjeve e kthyem në një nga vendet më sigurta”, tha Bukele në qershor. “Ne nuk kemi dënim me vrasje, por na duhet t’i burgosim”.
Në 2016-n, në El Salvador regjistrohej një vrasje në orë. Tani, qeveria thotë se ka më shumë ditë pa vrasje se sa me vrasje. Në 9 muaj janrë raportuar 104 vrasje, ku shumica ishin nga dhuna në familje. Kritikët dyshojnë në të dhënat e qeverisë dhe thonë se bandat janë ende të suksesshme.
“Abuzimi nis që në mënyrën si futen në burg dhe si mbahen. Shumë ekstreme”, thotë Juan Carlos Sánchez, pjesë e një programi për të drejtat e njeriut në Amerikën Latine. “Ushqimi është e drejtë e tyre dhe u duhet një dietë e përshtatshme, jo vetëm të mbijetojnë. Ne na shqetëson se të burgosurit i humbin të gjithë kontaktet me botën jashtë kur futem aty”.
Për drejtorin e burgut, Garcian, kushtet janë të jsutifikuara dhe të nevojshme.
Një zyrtare e qeverisë që na shoqëroi gjatë vizitës në burg na tha se tashmë “merrte frymë lirisht” në El Salvador.
Vendi është ende në një gjendje emergjence dhe do të thotë që do të ketë përsëri të burgosur.
Ndërsa dalim nga ndërtesa shurdh-memeve e Cecot, i bashkohemi një eksorte me 2.500 policë dhe ushtarë, që patrullojnë lagjen e San Salvadorit, një nga më të rrezikshmet.
Salvador Molinas, në të 50-at, thotë se më në fund djemtë e tij mund të shkollohen pasi janë të sigurtë të ecin në rrugë dhe të krijojnë një jetë sociale.
Goditja e Bukeles ndaj dhunës së bandave ka fituar mbështetje të gjerë në mesin e salvadoranëve, edhe pse metodat e tij mbeten përçarëse. Që nga marrja e detyrës, ai ka konsoliduar kontrollin mbi gjyqësorin, ka heshtur kritikët dhe ka lënë mënjanë kundërshtarët politikë. Megjithatë, shumica e njerëzve që takojmë i shohin këto masa si jetike për rivendosjen e sigurisë - dhe Cecot është bërë një simbol i fuqishëm i kësaj qasjeje të ashpër ndaj krimit.
Ju nuk mund ta shihni burgun nga kryeqyteti, dhe rrugët e zhurmshme të natës janë një kontrast i ashpër me burgun e pastër, por të pashpirt të Cecot, ku mbretëron heshtja dhe mbikëqyrja.
Por për kaq shumë salvadoranë, ata shkojnë së bashku. Burgu ku anëtarët e bandave humbin të gjithë fuqinë dhe autonominë e tyre u ka dhënë atyre lirinë për të jetuar.
Reportazh i CNN, raportuar nga gazetarët David Culver, Abel Alvarado, Evelio Contreras and Rachel Clarke. Përshtati: Gazetasi.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.