Gazeta Si - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimin e nisur pas një kallëzimi për "mashtrim" ndaj deputetit të PS në qarkun e Shkodrës, Agron Çela.
Sipas SPAK, pas veprimeve hetimore të kryera për llogari të një kallëzimi të depozituar nga një qytetar ndaj deputetit, ka rezultuar se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale.
Sipas burimeve, prokurorja Manjola Kajana administroi kallëzimin e një qytetari, i cili denoncoi deputetin Çela, duke thënë se në 2023, ky i fundit i kishte kërkuar hua 15 mijë euro, por më pas, siç thuhet në dosje, qytetari sipas denoncimit të tij, kishte administruar vetëm 12 mijë mijë euro hua, 6 i kishte pasur vetë, 6 ia kishte marrë dikujt tjetër.
Këtu kishte nisur debati mes deputetit dhe qytetarit që sipas tij në kallëzimin që ka dorëzuar sipas SPAK Çela nuk i kthente borxhin. Qytetari kishte edhe komunikimet në Whatsapp që t’i kthente borxhin. Në këto kushte ai ka shkuar dhe e ka denoncuar në SPAK.
Por pas hetimeve, SPAK konstatoi që nuk ekzistonte vepër penale dhe konflikti ishte shuar sepse Çela bashkë me qytetarin e kishin zgjidhur konfliktin në rrugë civile dhe ia kishte kthyer pas borxhin me kontratë noteriale dhe në këto kushte nuk ekziston në gjykatë.
Nga ana tjetër sipas burimeve kishte shkuar pranë ILDKPKI-së për deklarimin e pasurive nëse deputeti e kishte deklaruar apo jo këtë hua.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.