Politike

Opozita do të mbajë më 19 nëntor protestën e radhës

Nga Gazeta 'Si'- Protesta e opozitës do të zhvillohet ditën e martë, në 19 nëntor, në orën 17:00.

Burime bëjnë me dije se protesta është vendosur të organizohet të martën pasi atëherë parashikohet që të mbarojë dhe debati për buxhetin.

Në mesazhin që u është drejtuar kryetarëve të degëve të PD u kërkohet që të sigurojnë pjesëmarrjen.

Kujtojmë se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri me dije përpara disa ditësh se miratimi i buxhetit 2025, do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se pjesë e protestës do të jenë qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e “plaçkitjes” më të madhe të vitit.

Berisha tha se ata do të paraqesin amendamentet e tyre në komisione dhe seancë plenare në lidhje me buxhetin, por shtoi se është i sigurt se propozimet do të hidhen poshtë nga maxhoranca. Buxheti i Shtetit për vitin 2025 pritet të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë