Nga Gazeta ‘Si’-15 vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba, i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet është gjetur nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr 5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve.
Adoleshenti është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë.
Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi. Kjo ka shqetësuar prindërit, ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media duke thënë se djali tij sipas dëshmisë së shokëve të 15 vjeçarit është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.
Pas një angazhimi të policisë, 15 vjeçari u gjet nga forcat e policisë dhe i është dorëzuar familjes. Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa dhe po ashtu do të trajtohet me psikologë në mënyrë që të kuptojë veprimin e gabuar nga ana e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.