Kosova

Osmani për zgjedhjen e Trumpit: Kemi çdo arsye për të besuar që përkrahja e SHBA-së për Kosovën do të vazhdojë

Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Komunitetit Politik Europian që po mbahet sot në Budapest, ka folur për bashkëpunimin euroatlantik dhe për zgjedhjen e Donald Trumpit president i SHBA-së.

Osmani deklaroi se zgjedhja e Trumpit do të forcojë edhe më tej bashkëpunimin transatlantik dhe se për një gjë të tillë të gjithë duhet të japin kontributin e tyre.

Sa i përket Kosovës, ajo tha se Kosova ka pasur përkrahjen e demokratëve dhe republikanëve të secilës administratë amerikane. Ajo deklaroi se Kosova ka qenë e bekuar për një përkrahje të tillë që nga vitet e ’90 dhe se ka çdo arsye për të besuar që përkrahja e njëjtë do të vazhdojë edhe me administratën e re të Donald Trumpit.

“Nuk e shoh si kërcënim. Kosova ka përfituar për dekada nga një përkrahje dypalëshe nga SHBA-ja. U bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet, u çliruam kur demokratët ishin në pushtet. Kemi punuar ngushtë më secilën administratë dhe fuqishëm besoj që do të vazhdojë kështu”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë