Media Galeri

Mori një autograf nga Ernest Muçi, tifozja e Beshiktashit shpërthen në lot

Ernest Muçi, një nga lojtarët më premtues të Kombëtares po tregon talentin e tij edhe jashtë vendit.

Dje sulmuesi 23-vjeçar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi me Beshiktashin, duke gëzuar gjithë tifozët që ishin në stadium, por më shumë një tifozë.

Futbollisti shqiptar pas ndeshjes i dha një autograf në fanellë një tifozeje e cila u emocionua aq shumë sa filloi të qante. Ky moment tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë