Drejtësia

I dënuar me mbi 17 vite burg për grabitje dhe grup kriminal, Neim Avdulaj futet në regjimin 41 biss

Nga Gazeta 'Si'- I dënuari Neim Avdulaj, i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal për grabitjen e dy bankave është futur në regjimin 41 biss në burgun e Peqinit.

Mësohet se Avdylaj u fut në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Avdulaj, i dënuar me 17 vite burg ka qenë një ish-ushtar profesionist në Forcat e Armatosura të Zall Herrit.

Ai u arrestua në 2017 në kuadër të operacionit “Patriot”, ku bashkë me të u vunë në pranga edhe 2 grabitës të tjerë.

Avdulaj, së bashku me Xhyriun dhe 4 pjesëtarët e tjerë të bandës kanë marrë pjesë në grabitjen e 2.7 mln eurove, ndodhur në Rinas.

Po kështu, Avdulaj dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në të paktën edhe dy grabitje të tjera spektakolare që kanë ndodhur në vitin 2015.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë