Media Galeri

Makina e artë e Rolls-Royce, frymëzuar nga filmi i James Bond

Për nder të 60-vjetorit të filmit ikonik “Goldfinger” të James Bond, Rolls-Royce ka krijuar një model të veçantë të quajtur Phantom Goldfinger.

Ky automobil është një nderim për Rolls-Royce Phantom III Sedanca de Ville të vitit 1937, i cili luajti një rol të rëndësishëm në filmin e vitit 1964 me aktorin Sean Connery dhe mbetet ende “një burim frymëzimi” për markën luksoze britanike.

Makina e re, e cila tashmë ka një pronar të pasionuar pas James Bond, u përfundua pas një pune trevjeçare nga ekipi i Rolls-Royce. Një seri detajesh me ar janë të integruara në dizajn, duke përfshirë një shkop golfi të vendosur në bagazh që simbolizon skenën ikonike të takimit të Bond-it me antagonistit Auric Goldfinger në fushën e golfit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë