Nga Gazeta Si- Shqipëria ka arritur një sukses të madh në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Poloni duke fituar tre medalje nga sportisti Ertjan Kofsha.
Peshëngritësi shqiptar që garon në peshën deri 96kg e nisi shkëlqyeshëm garimin e tij, duke zënë vendin e parë në shkëputje me 162kg dhe medalje Ari.
Në shtytje Kofsha u ndal në peshën 192kg, që i dha mundësinë të renditet i dyti dhe të siguronte medaljen e Argjendtë. Në përfundim të dygarëshit Ertjan Kofsha grumbulloi në total 354kg, duke u shpallur Nënkampion i Europës.
Peshëngritësi Ertjan Kofsha ia ka dalë që të sigurojë tre medalje, një ari dhe 2 argjendi në Kampionatin Evropian të moshës deri në 23 vjeç që po zhvillohet në Poloni duke u shpallur nënkampion Evrope.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.