Gazeta Si - Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e Ruben Saraivës për një masë më të butë sigurie, duke e lënë në “arrest në burg”.
Portugezi, i ekstraduar vitin e kaluar nga Maroku për llogari të drejtësisë shqiptare, akuzohet si vrasësi i Ardian Nikulajt në hotelin e tij në Shëngjin.
Vendimin e Gjykatës së Leshës, avokati i Saraivës, Kujtim Cakrani e ka konsideruar të padrejtë, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që e implikon në këtë ngjarje.
"Prokuroria nuk solli asnjë provë pa asnjë fakt, është e paqartë dhe ne kemi kërkuar lirimin. Se po përfundojnë edhe afatet e paraburgimit. kërkohet hetim i thelluar, pasi duhen marrë parasysh edhe disa mesazhe dhe telefonata që janë në Encrochat. Po mbahet pa prova, por Gjykata vendosi lënien e masës në qeli. Në themel mendojmë se do marri zgjidhje përfundmtare. jemi të bindur për pafajësinë e tij. Prokuroria është treguar neglizhente dhe në heshtje për ta zbardhur. S'e di ça pret Prokuroria", - tha Cakrani.
Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës.
Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja ishte porositur nga shqiptari-britaniku Edmond Haxhia me banim në Londër për gjakmarrje pas një sage të gjatë hasmërie mes fisit të tij dhe Nikulajve në Lezhë.
Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit, ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, u tha se ishin vëzhguesit.
Për të gjithë të akuzuarit, një gjykatë britanike do të vendosë këtë vit nëse do të ekstradohen në Shqipëri nga Anglia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.