Ngjarje

7 pedagogë nën hetim në Universitetin e Elbasanit, u kanë marrë para studentëve për provimet

Nga Gazeta Si- Policia e Elbasanit ka kryer një operacion në Universitetin e Elbasanit duke proceduar 7 pedagogë.

Pedagogët janë pjesë e Fakultetit të ciklit të ulët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe janë të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët. Ky fakultet përgatit mësuesit e fillores.

Pedagogët e arrestuar janë:

1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

6. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

7. Gazmend Hodaj, sekser

Të 7 janë shoqëruar mëngjesin e kësaj të premte në policinë e Elbasanit menjëherë pasi kanë mbërritur në Fakultetin e Shkencave të Edukimit. Ndaj tyre gjykata ka vendosur më herët masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndërkohë që për një person të tetë që bënte sekserin dyshohet se është dhënë masa "arrest me burg".

Ndërkohë, policia ka sekuestruar dokumentacionet që lidhen me këtë çështje.

Hetimet mësohet se kane nisur gjatë sezonit të vjeshtës, pasi studentët kanë denoncuar marrjen e ryshfetit përkundër notës kaluese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë