Drejtësia

Pjesë e grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja/ GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ Genti Nderjakun

Nga Gazeta 'Si'- Genti Nderjaku është lënë në “arrest shtëpie” nga GJKKO, pasi ndaj tij kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

Nderjaku, i akuzuar për trafik droge, dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal që organizoi sulmin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Për këtë ngjarje janë dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rraja, nip i ish-deputetit Rrahman Rraja dhe me 35 vite burg Ariol Halili, ndërsa bashkëpunëtorët kanë marrë dënime më të lehta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë