Media Galeri

“Përbindëshi” 22 tonësh, shtëpia me katër dhoma gjumi – Brabus sjell kamperin luksoz

Emri Brabus lidhet me vetura të modifikuara Mercedes me fuqi dhe performancë të përmirësuar.

Por kësaj radhe po flitet për diçka krejtësisht tjetër. Brabus Big Boy 1200 është një kamper.

Është një kamper i bazuar në një kamion 12 metra të gjatë që është shndërruar në “shtëpi” me katër dhoma.

Dhoma e ndenjies ka një divan prej lëkure, televizor 43 polsh dhe konsolën e PlayStation 5.

Dhoma e gjumit ka shtrat dopio dhe një PS5 të lidhur me televizorin. Aty është edhe sistemi i ajrit të kondicionuar si dhe pajisjet e ndryshme wireless.

Kuzhina është plotësisht funksionale, me ftohësin për verëra; ndërsa tualeti është i mbushur me luks dhe dyshemeja me ngrohje.

Pesha e këtij “përbindëshi” është 22.5 tonë dhe vihet në lëvizje me anë të motorit me naftë të Mercedes që prodhon 530 kuaj fuqi dhe ka një rezervuar prej 321 litrash.

Brabus në këtë rast nuk ka ndryshuar asgjë – nuk ka rritje të fuqisë apo amortizator të rinj.

Ende nuk është dhënë një çmim final për këtë kamper dhe gjithçka varet nga kërkesat e blerësve. /Telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë