Drejtësia

Dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi shpall listën me 10 kandidatë për anëtar në Gjykatën Kushtetuese

Gazeta Si- Kuvendi ka shpallur listën me emrat e 10 kandidatëve që kanë shprehur interes për anëtar të Gjykatës Kushtetuese pas dorëheqjes dhe pozicionit të lënë vakant nga ish-anëtarja Elsa Toska.

Mes konkurrentëve, mësohet se janë edhe ish-anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe ish-anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por gjithashtu edhe anëtarë të komisionit të Vettingut.

Kandidatët janë: Alfred Balla; Eris Hysi; Gentian Zyberi; Irena Nino; Klodian Rado; Naureda Llagami; Nertila Sadedini; Nurihan Meta (Seiti); Roland Ilia; Sinan Tafaj.

Vakanca u krijua pasai Elsa Toska dha dorëheqjen më 19 shtator të këtij viti, për arsye personale. Me dorëheqjen e saj, Gjykata Kushtetuese mbeti me 8 anëtarë, nga 9 që ishte më parë.

Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota pro dhe 2 kundër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë