E kaluara e luftës, sfidat e bashkëpunimit mes artistëve nga Kosova dhe Serbia, propaganda nacionaliste -këto janë disa nga temat e punimeve të artistëve nga të dyja vendet në ekspozitën “MIR IS MIRË”, të hapur në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd.
Ekspozita prezanton punimet e 12 artistëve të rinj nga Sërbobrani, Prishtina, Pançeva, Beogradi, Gjakova, Zrenjanini, Tërsteniku dhe Novi Sadi.
Ajo u hap më 27 tetor, në kuadër të projektit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, me mbështetjen e Bashkimit Evropian./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.