Gazeta Si - SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish nën-kryetarin e Bashkisë Kukës Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit. SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vite shërbim prove.
Sipas SPAK, Granit Gjana dyshohet se ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tendera për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.
Sipas akuzës, Gjana nuk ka pajisur në kohën e duhur me autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe kishte dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit. Në seancën e ardhme, gjykata pritet të shpallë vendimin për Gjanën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.