Nga Gazeta 'SI' - Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka folur në mediat italiane për paktin Meloni-Rama dhe e ka quajtur Shqipërinë një vend të pasigurt për emigrantët.
Gjatë një interviste për televizionin La7 (minuta 5), në Itali, Renzi tha se Shqipëria nuk është një vend i sigurtë, siç pretendon kryeministerja Giorgia Meloni, teksa iu referua pamjeve të arrestimit të ish-presidentet të Shqipërisë, Ilir Meta.
Renzi thotë se përmes këtyre pamjeve, autoritetet shqiptare kanë dy standarde, sa i përket sigurisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
"Ne e dimë që autoritetet shqiptare kanë standarde të ndryshme. Ju e patë në Shqipëri, se çfarë ndodhi me arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë. Ju i patë pamjet se si e nxirrnin në mënyrë tirane nga makina ish-Presidentin e Republikës. Emigrantët bengalezë ndoshta mund t'i shohin këto pamje, imagjinojnë këtë dhe se çfarë mund të ndodhë me ta", tha Renzi.
Sipas Renzit është e pamundur që miliona euro të taksapaguesve italianë të shkojnë dëm, në një kohë kur ato fare mirë mund të adresoheshin për problematikat në fusha të ndryshme të jetës socio-ekonomike atje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.