Një grup njerëzit kanë sulmuar fizikisht disa veterinerë, me arsyetimin se nuk kanë shpëtuar jetën e një qeni.
Në Napoli disa njerëz shfaqen duke sulmuar me duar e këmbë veterinerët që nuk arritën të shpëtonin jetën e një qeni që qëndronte në rrugë.
Karabinierët e Napolit arrestuan 4 persona për bashkëpunim në sulmin ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe ndërprerje të shërbimit publik. Të katër, dy burra dhe dy gra, janë në arrest shtëpiak në pritje të gjykimit.
Fillimisht ato e nisën me kërcënime e më pas kaluan në dhunë fizike ndaj mjekëve. E gjithë kjo, sic tregojnë pamjet, ka ndodhur ndërsa ato bërtisnin “E vratë qenin!”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.