Nga Gazeta ‘Si’-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka folur për raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Ai ka thënë se me Qeverinë e Kosovës herë pas here kanë mospajtime, por ka theksuar se “kjo ndodh mes miqve”.
O’Brien theksoi se dëshiron të shohë më shumë diskutime dhe koordinim të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në përpara ndërmarrjes së veprimeve të caktuara, e sidomos kur përfshijnë trupat e NATO-s në veri.
“Herë pas here kemi mospajtime, por kjo ndodh mes miqve. Duam që të kemi më shumë koordinim kur ndërmerren veprime, veçanërisht kur ato veprime mund të përfshijnë trupat e NATO-s në KFOR apo në veri. Gjithashtu dëshirojmë që të kemi më shumë diskutime para se të ndërmerret një veprim i tillë”, tha O’Brien.
Ai vizitoi dje(21 tetor) Kosovën ku zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.