Politike

Meloni s’heq dorë nga pakti me Shqipërinë, gati anija e dytë. Ministri i Drejtësisë: Mund të ketë incidente diplomatike

Kryeministrja italiane Meloni nuk njeh vendimin e Gjykatës së Romës dhe po përgatitet për transferimin e dytë të të emigrantëve në Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se qeveria Meloni ka njoftuar mbledhjen e Kabinetit "për të vazhduar para me marrëveshjen" edhe pse emigrantët e zbritur në Gjadër po kthehen përsëri në Itali, pasi Gjykata italiane nuk lejon zbatimin e marrëveshjes midis dy qeverive.

“Sepse kam ndërmend të eci përpara marrëveshjen me Shqipërinë. Italianët më kërkuan të ndaloja imigracionin ilegal: Do të bëj çmos për të kufizuar imigracionin ilegal masiv. Më vjen keq që në një kohë kur e gjithë Evropa po shikon me interes diçka që po bën Italia, ne po mundohemi si gjithmonë të shprehim në mënyrën tonë, por është një çështje që do të zgjidhet së shpejti”, deklaron Meloni.

Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh menjëherë kundër gjykatësve të Romës, pikërisht në të njëjtën orë kur Salvini sulmonte ata të Palermos për gjyqin e Open Arms.

“Është shumë e vështirë të punosh kur ke edhe kundërshtime nga disa prej atyre institucioneve që duhet të të ndihmojnë t'u përgjigjesh problemeve të këtij kombi. Mendoj se vendimi i gjyqtarëve në Romë është një vendim paraprak”, tha Meloni një ditë më parë.

Për vendimin e Gjykatës reagoi edhe ministri Italian i Drejtësisë Carlo Nordio dhe e cilësoi si "vendim jo normal, që mund të shkaktojë incidente diplomatike".

"Reagimi i politikanëve nuk ishte kundër drejtësisë, por kundër meritës së këtij dënimi me të cilin ne nuk jemi dakord dhe madje e konsiderojmë jonormal. Këto vendime rrezikojnë gjithashtu të krijojnë incidente diplomatike, sepse përcaktimi i një vendi mik si Maroku si i pasigurt mund të krijojë gjithashtu probleme. Nëse konsideronim se vendet ku rregullat që ne i kemi hedhur poshtë si dënim me vdekje, atëherë edhe Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin të sigurta”, tha ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio.

Duke folur para gazetarëve në një konference në Palermo, Nordio theksoi se kjo është një çështje e politikës së lartë dhe jo kompetencë e magjistratëve. Sipas tij do të merren masa legjislative për këtë vendim.

“Nuk mund të jetë drejtësia që e përkufizon një shtet pak a shumë të sigurt, është një vendim shumë i lartë politik. Do të marrim masa legjislative”.

Më herët këtë mëngjes Matteo Salvini mblodhi me urgjencë Këshillin federal të LEGA-s për çështjen e Shqipërisë dhe procesin e Open Arms.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë