Kosova

BE: Më 24 tetor mbahet raundi tjetër i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Nga Gazeta 'Si'- Të enjten e 24 tetorit në Bruksel pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Më 17 shtator kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviç kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh në Bruksel.

Hera e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti.

Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime polare rreth asaj që kishte ndodhur në takime dhe e akuzuan njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë