Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 24 tetor (ora 12:00) për seancën paraprake ndah ish-kryeministrit Sali Sali Berisha dhe katër të pa ndehurit e tjerë, nën hetim për aferën e privatizimit të kluvit sportiv "Partizani".
Do të jetë gjyqtaja Flojera Davidhi ajo që do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes me 333 faqe.
Përveç ish-kryeministrit Berisha, i cili akuzohet për korrupsion, të pandehur janë marrë edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina.
Një muaj më parë, Prokuroria i komunikoi Berishës akuzën e korrupsionit pasiv dhe Malltezit atë të korrupsionit e pastrimit të parave.
Mësohet se SPAK është duke vijuar hetimet sa I takon pasurisë ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij.
Prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë, pasi gjykata ka caktuar masën e "arrestit shtëpiak" për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.