Gazeta Si - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me 9 muaj burg Fatos Lulon, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.
Ish-gjyqtari akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie, ndërsa dënimi i tij do të konvertohet në 80 orë punë në komunitet, sqaroi sot GJKKO.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe kërkoi që ky dënim të konvertohej në 2 vite shërbim prove.
SPAK-u e akuzoi Lulon se nuk deklaroi një dyqan, tashmë nën sekuestro në Rrugën e Durrësit. Hetimet zbuluan se ish-gjykatësi nuk i kishte të ardhurat financiare për të krijuar pasurinë e tij.
Para shkarkimit, prej vetingut në vitin 2018, Lulo pretendonte se prona i është dhuruar nga e motra e vet, bashkë me 100 mijë euro. Vetingu nxori se as motra e Lulos nuk kishte të ardhura financiare për të blerë e për të dhuruar dyqanin vëllait të saj.
Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.