Gazeta Si - Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 15-vjeçarin me iniciale K.K., autor i dyshuar për plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen e bashkëmoshatarit të tij, Emiljano Gjoni, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
I mituri është vlerësuar nga psikologu se ishte në gjendje shoku psikologjik, ndaj edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë.
Prokurori Ndriçim Halilaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, që gjyqtari Albert Keraj e pranoi ndërsa avokati mbrojtës Anton Kosteri kërkoi interesim më të lartë në shërbim të miturit që lidhet me vlerësimin psikologjik dhe gjendjen e tij.
Gjatë dëshmisë së tij në, polici, i mituri, në gjendje të rënduar psikologjike, tha se reagoi kur gjithçka ndodhi pas një grindjeje “Fillimisht u zumë. Pastaj ai më qëlloi në sup me thikë. Unë mora thikën e tij dhe e godita disa herë”.
Më herët autori u ka thënë hetuesve që thika e përdorur nuk ishte e tij, por e viktimës. Të miturit njiheshin me njëri-tjetërin pasi jetonin në të njëjtën lagje.
Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë edhe të një fëmije tjetër të vogël, i cili ndodhej në vendin ku ndodhi krimi, ndërsa autori dhe viktima Emiljano Gjoni njiheshin me njëri-tjetrin.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:30 në lagjen "Skënderbeg" të Shkodrës, ndërsa 15-vjeçari u gjet i plagosur nga një kalimtar i rastit.
Ky i fundit e dërgoi në spital për ndihmën mjekësore, por i mituri nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.