Media Galeri

Froni i Hekurt nga ‘Game of Thrones’ shitet në ankand për gati një milion e gjysmë dollarë

Froni i Hekurt nga seriali “Game of Thrones” u ble në ankand për gati një milion e gjysmë dollarë në një shitje tre-ditore në Teksas.

Ankandi u organizua nga shtëpia amerikane e ankandeve “Heritage” nga Dallas, Teksas.

Froni i Hekurt, i shitur për 1.49 milionë dollarë, peshon rreth 140 kilogramë, është rreth 165 centimetra i gjatë, më shumë se dy metra i gjerë dhe rreth 160 centimetra i lartë dhe është përdorur për turne promocionale nëpër botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë