Ngjarje

Rama dhe Meloni gardianë burgu / Mbërritja e anijes me emigrantë, protestë në kampin e Gjadrit (Foto-video)

Nga Gazeta Si- Sot mbërriti anija e parë, e nisur nga Italia me emigrantët që do të vendosen në kampin e Gjadrit, në Lezhë.

Ky zhvillim ka sjellë reagime nga qytetarët, të cilët kanë dalë në protesta simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të qeverisë.

Me pankartën që shkruante “Mbaroj ëndrra europiane”, protestuesit u vendosën para hyrjes së kampit, bashkë me një pankartë ku shfaqen Rama dhe Meloni si gardianë burgu.

Banorët shprehin pakënaqësitë në lidhje me faktin se vendimi sipas tyre shkel të drejtat e njeriut dhe se për ndërtimin e kampit në Lezhë nuk është marrë në konsultim me ta dhe se ky veprim po rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e komunitetit lokal.

“Në gjykimin tonë kjo marrëveshje cenon të drejtat e njeriut. Praktikë jodemokratike dhe shkelen të drejtat e njeriut. Ne do të vazhdojmë të ngremë narrativën tonë, për të treguar që Perëndimi po mbështet liderë autokratikë si Rama dhe Meloni dhe kriza e emigrantëve nuk është një krizë që zgjidhet duke i rënë në qafë disa popujve të tjerë”, tha një nga protestueset.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë