Drejtësia

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Nga Gazeta 'Si'-Janë rikthyer sërish në qeli 3 personat e pranishëm në vendin e krimit ku i riu Denis Meçe dyshohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Progën, ngjarje e ndodhur 10 Gusht në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.

Tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe u liruan nga Gjykata e Korçës, e cila caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Raportohet se Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën ndaj tyre nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe raportohet se kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë