Drejtësia

Gjykata e Tiranës liron nga qelia dy të arrestuar për protestën e 7 tetorit

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi, Xhevahir Rrushin dhe Gentian Tugun, dy nga protestuesit e arrestuar pas protestës opozitare të 7 tetorit.

Me kërkesë të Prokurorisë, Rrushi dhe Tugu do të qëndrojnë në masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për akuzën e “kundërshtimit të punonjësit të policisë”. 

Për protestën e 7 tetorit, pati disa persona të shoqëruar dhe proceduar në gjendje të lirë, për akte dhune, ndërsa 10 punonjës policie mbetën të plagosur.

Protestuesit sulmuan me molotov selinë e Partisë Socialiste, Kryeministrinë, ministritë dhe Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk mungoi edhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë