Nga Gazeta ‘Si’ – Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj nga tani në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA).
Kosova është përfaqësuar në CEFTA përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej vitit 2007, kur iu bashkua asaj.
“Lajm vërtet i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tani Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u”, shkroi Rohde në X.
Ai tha se ky është “hap i madh” drejt përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në këtë organ rajonal.
Indeed good news for 🇽🇰 and the entire region: CEFTA has been unblocked and from now on, 🇽🇰 will be represented by its own officials, as it should be, rather than by UNMIK. A major step forward for equal representation and participation in this regional body! https://t.co/QTnAQItmzo
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 9, 2024
Ky ndryshim, të cilin Kosova ka kohë që e kërkon, erdhi një ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi të heqë ndalesën ndaj importit të mallrave serbe në pikëkalimin në Merdare.
Kosova u përball me trysni në javët e fundit për ta hequr ndalesën ndaj mallrave serbe, posaçërisht nga Gjermania.
Gjermania ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Procesin e Berlinit, një nismë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian.
Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.