Nga Gazeta 'Si'-Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç, dy të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin terrorist të Banjskës, nuk kanë pranuar të deklarohen nëse pranojnë fajësinë ose jo në vazhdimin e seancës fillestare që u mbajt mëngjesin e së mërkurës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, mirëpo gjykata e konsideroi si mospranim të fajësisë.
Ndërsa i pandehuri i tretë Dushan Maksimoviç tha se nuk ka të bëjë asgjë me aktin e Banjskës dhe nuk ndihet fajtor.
Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tre të pandehurit akuzohen për vepra të rënda penale kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Pas seancës së sotme, mbrojtja i ka 30 ditë kohë për të apeluar aktakuzën.
Në seancë nuk u përmend gjykimi në mungesë i të akuzuarve të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.