Kosova

Vizitat e para në Ballkan / Kasanof do të vizitojë këtë javë Kosovën. Pritet takim me Kurtin

Nga Gazeta 'Si'-Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë.

Kjo pritet të jetë vizita e tij e parë informuese në rajonin e Ballkanit.

Emisari amerikan Kasanof gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të qeverisë, përfshi kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Kasanof do të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Kasanof ka vizituar Bosnje e Hercegovinën gjatë ditës së hënë(8 tetor) dhe pas Bosnjes do të qëndrojë edhe në Serbi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë