Nga Gazeta 'Si'-Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se e mirëpret aksionin e Policisë në veri ku u sekuestrua armatim dhe pajisje për trazira e për prodhim të jashtëligjshëm të kriptomonedhave, duke parandaluar sulme të mundshme.
Në një postim në Facebook ai tha se ky është edhe një rast shtesë “që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi”.
Ai ka theksuar se beteja në luftën ndaj terrorizmit po vazhdon pandalshëm.
“Mirëpres aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veriun tonë, që rezultoi me sekuestrimin e armatimit të shumtë e të ndryshëm, të pajisjeve për trazira e të pajisjeve për prodhimin e jashtëligjshëm të kriptovalutave, duke u parandaluar kështu sulme të mundshme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve apo institucioneve tona. Ky është edhe një rast shtesë që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi. Beteja në luftimin e terrorizmit teksa po vijon me sukses do të jetë e pandalshme dhe nuk ka kthim prapa. Vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve e terroristëve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, zyrtarëve apo institucioneve tona”, ka thënë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.