Nga Gazeta 'Si' - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se qëllimi i Beogradit është të flasë për dialogun me Kosovën, pa u përmendur marrëveshja e dakorduar në Bruksel gjatë shkurtit të vitit të kaluar.
Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Kurti ka thënë se ai do të vazhdojë të insistojë që kjo marrëveshje e dakorduar të nënshkruhet.
Ai ka shtuar se kjo marrëveshje nuk duhet të harrohet, edhe pse Beogradi tenton ta mohojë.
“Ne e kemi një marrëveshje nuk bën ta harrojmë atë, atë që duhet të bëhet është të respektohet ajo. Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur marrëveshja. Ajo çfarë insistoj unë është që të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mundet ta mohojë që kemi nënshkruar marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.