Nga Gazeta 'Si'- Videoja e fundit virale në internet tregon Marjana Koçekun e njohur ndryshe si ‘neomalsore’ nga Dukagjini, e cila pas panairit tregtar shqiptar që u mbajt në Berlin, ka veshur xhubletën shqiptare duke shëtitur me të rrugëve të këtij qyteti.
‘The albanian çika’ shkroi Marjana në rrjetet sociale pas interesit të shumë kalimtarëve të cilët e pyetën se çfarë përfaqëson kjo veshje.
Xhubleta shqiptare përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë. Kjo veshje tashmë është nën mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.