Ngjarje

Vdes foshnja 5 ditëshe në Vlorë, nën hetim për pakujdesi mjekja

Nga Gazeta 'SI' - Një mjeke në Vlorë është vënë nën hetim për “mjekim të pakujdesshëm”, pasi një foshnje vetëm 5 ditëshe ka humbur jetën.

Policia njofton se mjekja neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë do t’i nënshtrohet hetimit të plotë lidhur me ngjarjen e rëndë.

NJOFTIMI:

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë