Sociale

Moti i keq / Rrëzohet pema në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, nuk ka të lënduar (Foto)

Gazeta Si - Një pemë është rrëzuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë pasditen e kësaj të premteje, si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shkaktuara nga moti i keq.

Pema ka rënë në rrugën “Sami Frashëri”, në zonën e ish-Bllokut duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Një makinë tip "Honday" ka pësuar dëme të konsiderueshme, pasi është goditur nga pema që rrëzohej teksa ishte në lëvizje.

Pema ka zënë të gjithë rrugën, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Nga rrëzimi i pemës është bllokuar rruga dhe krijuar një trafik aotomjetesh,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë