Media Galeri

Eminem do bëhet gjysh, lajmin e mëson në videoklipin e ri

Vajza e Eminem, Hailie, kishte një surprizë për të gjatë realizimit të videoklipit të tij më të ri.

Të enjten mbrëma, reperi zbuloi videoklipin e tij të ri ‘Temporary’, i cili përmban pamje të filmimeve të fituesit të Grammy-së dhe vajzës së tij si fëmijë.

Ndër klipet është një video nga dita e dasmës së Hailie në maj, në të cilën ai përlotet pasi e pa për herë të parë me fustanin e nusërisë.

Më vonë në video, Hailie befason edhe babanë e saj me lajmin se ajo është shtatzënë, duke i dhuruar atij një fanellë futbolli amerikan të skalitur me fjalën: "Gjysh".

Hailie i dorëzon babait të saj edhe ekon e fëmijës së saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë