Karim Adejemi ishte lojtari i ndeshjes në fitoren mbrëmë të Dortmundit përballë Sëlltik. 7 me 1 fitoi klubi gjerman në Ligën e Kampioneve dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adejemit.
Pas fitores fitoi dhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të dhe topin e ndeshjes, me të cilin edhe bëri fotografi.
Ajo që bie në sy është shkrimi i lojtarit në foto.
“Flm o bir”, shkruan Adejemi në postimin e tij ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.
Adejemi është i lidhur me këngëtaren shqiptare Loredana dhe shpesh herë ka treguar se ka mësuar disa fjalë shqipe nga ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.