Drejtësia

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK: S’ka lidhje me interesin publik

Gazeta Si - Ish-bashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Spahia u shpreh se u thirr në lidhje me një çështje që nuk ka interes publik.

Më 26 mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 kryetarë bashkish në zgjedhjet lokale të 14 majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.

Bardh Spahia mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës më 31 mars 2022 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2023, kur në zgjedhjet vendore të 14 majit fitues u shpall socialisti Benet Beci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë