Media Galeri

Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, Kryemadhi e pret procedimin penal duke kërcyer

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është shfaqur duke kërcyer pasditen e sotme në ambientet e një pishine pas procedimit penal që ndërmori Policia e Tiranës për ta dërguar në SPAK për pjesëmarrje në djegien e karrigeve jashtë Kuvendit ditën e djeshme.

Kryemadhi shprehet se pamjet e shfaqura në video tregojnë dhe ‘moodin e saj’.

“Nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, thotë Kryemadhi në statusin e saj në rrjetin Instagram.

Monika Kryemadhi është një nga 23 deputetët e dërguara ditën e sotme nga Policia e Tiranës për procedim penal në SPAK, pas dhunës së djeshme në seancën e Kuvendit të Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë