Media Galeri

Avioni luftarak rus për pak sa nuk përplaset me F-16 amerikane mbi Alaskë

Gazeta Si - Zyrtarët ushtarakë kanë publikuar një video të një incidenti të mundshëm më ajër mes një avioni luftarak rus dhe një amerikan F-16 të dërguar për të vëzhguar nga afër një bombardues rus në brigjet e Alaskës. 

Në videon e publikuar të hënën nga Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, avioni rus shihet duke dalë nga pas dhe duke kaluar disa metra pranë nga avioni amerikan.

Incidenti u dënua nga zyrtari më i lartë i NORAD dhe një nga senatorët amerikanë të Alaskës. "Manovra e një Su-35 rus, ishte e rrezikshme, joprofesionale dhe i vuri të gjithë në rrezik", - komentoi gjenerali Gregory Guillot, komandanti i Norad.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë