Nga Gazeta 'Si'- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdimisht ka realizuar takime të rëndësishme.
Sot ajo njoftoi se ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se e falënderoi Blinkenin për mbështetjen e palëkundur të Amerikës.
“Gjithmonë është mirë të takohesh me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju-Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi ajo.
Always great to connect with @SecBlinken, a steadfast supporter of the people of Kosovo.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 27, 2024
At the @POTUS Leaders' Reception in New York, I thanked him for the U.S.'s unwavering support. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/vn2zgVggp4
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.